Prince Charles dhe Uilliam nuk do t’i hapin krahët Prince Harry, pasi Duka i Sussex “kaloi kufirin” me intervistën e tij me Oprah, ka pohuar një ekspert mbretëror.
Harry u tha se ishte i befasuar nga pritja e ftohtë që ai mori në varrimin e Princit Philip disa javë pasi ai dhe Meghan Markle akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm, shkruan Mirror, transmeton portal arbresh.info
Si rezultat i intervistës, marrëdhëniet mes dy vëllezërve nuk pritet që të stabilizohen për një periudhë.
Charlie Rae, një ish-redaktor mbretëror në The Sun tha se ai nuk beson se Charles dhe Uilliam “do t’i hapin krahët Prince Harryt”.
Pas varrimit të Prince Philip, vëllezërit janë parë duke biseduar përderisa po largoheshin nga Kisha e Shën Gjergjit.
Intervista e Prince Harry dhe Meghan Markle ka ngjallur debat mbi racizmin në Familjen Mbretërore, gjë e cila është mohuar prerë dhe shkurt nga Prince Uilliam.
Princi Harry pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar në korrik për zbulimin e një statuje të nënës së tij Princesha Diana në 60 vjetorin e saj të lindjes.
Por eksperti dhe autori mbretëror Phil Dampier thotë se ai beson se Duka i Sussex nuk ka gjasa të udhëtojë pa gruan Meghan, e cila është në pritje të fëmijës së dytë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...