Harry dhe Meghan nuk do t’i shfrytëzojnë më titujt HRH (lartmadhëria e saj/tij) dhe do t’i kthejnë 2.4 milionë funte (2.8 milionë euro) të taksapaguesve që i kanë shpenzuar për rinovimin e shtëpisë së tyre në Frogmore Cottage./Telegrafi/
Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle së bashku me djalin Archie, zbarkuan në orën 9.47 pasdite në Kanada me kohën lokale pas largimit nga familja Mbretërore.
Ai u fut drejtpërdrejt në një Toyota të argjendtë në ishullin Vancouver i mbrojtur nga pesë truproja për udhëtimin 10-minutësh deri në rezidencën e tyre të re që sipas raportimeve kushton mbi 11 milionë dollarë.
Çifti dukeshin mjaft të lumtur dhe e gjithë kjo erdhi pasi të njëjtit ishin në kërkim të një jete më të qetë.
Harry dje ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit të tij dhe të bashkëshortes nga Mbretëria në një event bamirësie në Londër, të cilin e themeloi në vitin 2006.
Ai u shpreh se ‘ka gjetur dashurinë dhe lumturinë’ tek Meghan dhe se dashurinë për Mbretërinë e Bashkuar nuk do e ndryshojë asnjëherë.
I njëjti thotë se do ketë ‘respektin maksimal për gjyshen dhe se i është mirënjohëse asaj dhe familjes për mbështetjen që i kanë dhënë Meghanit muajve të fundit’.
Harry dhe Meghan nuk do t’i shfrytëzojnë më titujt HRH (lartmadhëria e saj/tij) dhe do t’i kthejnë 2.4 milionë funte (2.8 milionë euro) të taksapaguesve që i kanë shpenzuar për rinovimin e shtëpisë së tyre në Frogmore Cottage./Telegrafi/
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...