Indiana Jones do të vdesë bashkë me Harrison Fordin, nëse bëhet siç thotë aktori.
Në emisionin Today të NBC, Ford foli për luajtjen e rolit të arkeologut legjendar dhe insistoi që askush nuk do t’ia zë vendin kur të vdesë, transmeton portali arbresh.info
“A nuk e kuptoni? Unë jam Indiana Jones”, tha 76-vjeçari. “Kur të iki nga kjo botë, edhe ai do të ikë. Është e lehtë”.
Indiana Jones 5 do të dalë në vitin 2021, megjithëse filmi fillimisht duhej të publikohej këtë vit.
Ford dhe regjisori Steven Spielberg ende janë të lidhur me këtë projekt.
Aktori ka hedhur poshtë thashethemet e gjera që Chris Pratt do t’i bashkohet franshizës, duke bërë që tifozët të mendojnë se ai do të marrë përsipër rolin e famshëm në një moment./Arbresh.info/
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...