Për vitin e tetë me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezente në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’.
Ky është edicioni 72-të i Festivalit të Kanës ku Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 23 maj 2019.
Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.
Shtandi i Kosovës gjendet në – Village International Riviera – Pavilioni nr. 131.
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë