Google ADS

“Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagz renditet e 27-ta në botë

10:42 | 21 Shkurt 2022
A. B.

Tre këngëtarët e njohut, Fifi, DJ PM dhe DJ Dagz thyen çdo rekord me këngën e re.

Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit, shkruan arbresh.info

Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një postimin në InstaStory ku shihet renditja globale e këngëve.

“Hana po çmendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi.

Ky bashkëpunimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP. / arbresh.info/

Të ngjashme