Halsey dhe G-Eazy u ndanë vetëm dy javë më parë, dhe kaq shumë gjëra kanë ndodhur në kaq pak kohë. Jo vetëm që këngëtarja ka shpërthyer në lot gjatë koncertit kur po këndonte këngën “Sorry”, por postonte vazhdimisht në twitter postime ku linte të nënkuptohej se G Eazy e kishte tradhëtuar.
Por momenti më epik ishte kur G Eazy u pa nën shoqërinë e Demi Lovaton ku ishin fotografuar duke u kapur për dore me njëri-tjetrin.
Saga e kësaj historie Halsey – G Eazy vazhdon dhe më e fundit është veprimi i çuditshëm që këngëtarja ka bërë gjatë koncertit të saj. Pasi qarkulluan lajme dhe fotot e Demi Lovatos dhe G Eazy, Halsye ka ndërprerë koncertin dhe ka dhënë disa këshilla për ish të dashurin. “Kohët e fundit kam mësuar se të jesh vetëm është shumë mirë. Mësimi i dytë që kam marrë është që mos fli me ish të dashurin”, është shprehur Halsey.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...