Google ADS

Hakerat zbulojnë episodin e ri të Game of Thrones dhe kërcënojnë për më shumë zbulime

19:28 | 4 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Hakerat kanë zbuluar episodin e ardhshëm të Game of Thrones në internet dy ditë para se të shfaqej në televione nga kompania HBO.

Cilësia e episodit të hakuar është e ulët dhe u shfaq në internet vetëm për ‘shikueshmëri të brendshme’, transmeton portali arbresh.info

Hakerat kanë premtuar se do të lëshojnë më shumë dosje të HBO të dielën në ora 12 GMT, sipas një email-i të marrë nga Variety.

Në fakt sipas email-it thuhet se ata planifikojnë të publikojnë informata të reja çdo të diel gjatë kohës kur edhe transmeton seriali në televizione.

Ende është e paqartë se  çfarë tjetër kanë vjedhur hakerat, por sipas një deklatare të lëshuar nga sfati i HBO, ata nuk kanë pasur qasje në sistemin e emailit të kompanisë, sikurse ndodhi me kompaninë Sony në vitin 2014.

Megjithatë, fansat e serialit ‘Game of Thrones’ nëpër komentet e tyre në rrjetet sociale janë shprehur se do të injorojnë veprimin e hakerëve dhe do të presin shfaqjen e serialit sipas kohës që ka caktuar HBO./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme