Hakerat kanë zbuluar episodin e ardhshëm të Game of Thrones në internet dy ditë para se të shfaqej në televione nga kompania HBO.
Cilësia e episodit të hakuar është e ulët dhe u shfaq në internet vetëm për ‘shikueshmëri të brendshme’, transmeton portali arbresh.info
Hakerat kanë premtuar se do të lëshojnë më shumë dosje të HBO të dielën në ora 12 GMT, sipas një email-i të marrë nga Variety.
Në fakt sipas email-it thuhet se ata planifikojnë të publikojnë informata të reja çdo të diel gjatë kohës kur edhe transmeton seriali në televizione.
Ende është e paqartë se çfarë tjetër kanë vjedhur hakerat, por sipas një deklatare të lëshuar nga sfati i HBO, ata nuk kanë pasur qasje në sistemin e emailit të kompanisë, sikurse ndodhi me kompaninë Sony në vitin 2014.
Megjithatë, fansat e serialit ‘Game of Thrones’ nëpër komentet e tyre në rrjetet sociale janë shprehur se do të injorojnë veprimin e hakerëve dhe do të presin shfaqjen e serialit sipas kohës që ka caktuar HBO./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...