Në shtëpinë e bukuroshes bombastike Amber Rose ka qëndruar për disa orë një mysafir i paftuar.
Siç raporton DailyMail, modelja 33 vjeçare ishte në një udhëtim në Majami, dhe kur u kthye të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles, i ndodhi diçka tronditëse, transmeton Indeksonline.
Sipas burimeve, derisa Amber ishte në gjumë, një person ka hyrë në shtëpi dhe ka qëndruar për katër orë, por nuk ka vjedhur asgjë.
Thuhet se Amber, nëna dhe djali i saj, asistenti dhe gjithë truprojat ishin në gjumë dhe asnjëri nuk e kishte dëgjuar hajnin. Ata e vërejtën që dikush kishte hyr në shtëpi vetëm kur e panë të thyer dritaren e shtëpisë.
Kur shikuan pamjet e kamerave të sigurisë, panë një fjalosh që theu dritaren dhe iku.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...