Google ADS

Hailey Bieber vjen tejet e veçantë me veshjen e markës YSL

10:02 | 16 Mars 2021
A. B.

Ajo shumë shpejt është duke u bërë ndër emrat më të lakuar në botën e modelingut.

Por, Hailey Bieber përmes rrjetit social Instagram tashmë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në një kampanjë tjetër, shkruan portali arbresh.info

Bukuroshja bionde ka publikuar setin e ri fotografik, derisa u bë figura e koleksionit të ri të markës së njohur YSL.

Bukuroshja u pa me një stil të flokëve të lezetshëm gjysmë të lëshuara derisa veshja e saj ishte ajo që tërhoqi vëmendjen.

Hailey kishte të veshur një kostum të shkurtër mjaft seksi i cili ishte vetëm të brendshme në pjesën e poshtme kurse të sipërmen kishte pupla rreth pjesës së gjoksit.

Përpos kësaj, Hailey ka qenë pjesë edhe linjës së re të rrobave të ‘Ivy Park’, drejtuar nga artistja Beyonce. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme