E ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte këngëtarja e njohur dhe simpatike, Miriam Cani.
Përballë pyetjeve ngacmuese të fëmijëve, Miriam është qëndruar e fortë dhe ka rrëfyer me humor edhe një prej historive që nuk kishim dëgjuar më parë.
Bëhet fjalë për ditën e lindjes së Amelisë.
“Unë kisha shumë dëshirë të lindja në mënyrë natyrale. Ama, kur shkuam, proçesi zgjati 18 orë dhe për shkak të kontraksioneve mjekët u detyruan të më vënë në qetësues dhe të ndërhynin”, – ka treguar Miriam.
“Sigurisht, ky proçes zgjati shumë pak. Por gjermanët kanë një gjë. Kur lind një fëmijë, ata zhveshi nënën nga mesi e lart dhe vendosin fëmijën në trupin e nënës që fëmija të ndiejë erën e prindit, të dëgjojë rrahjet e zemrës. Por unë isha në gjumë. Dhe ata iu drejtuan Albanit. ‘Zotëri, mund të zhvisheni?’, i thanë mjekët Albanit. ‘Po nuk do lind unë sot!’, – u tha Albani”, – ka treguar këngëtarja e “Meteor”.
Dhe sigurisht, Albani u dorëzua.
Këngëtarja shqiptare tha se Albanin e kishin future në një dhomë dhe e kishin shtrirë më Amelinë.
“Nga fundi dëgjova një ‘Më ndihmoni! Më ndihmoni!’ dhe më pas vjen Albani e më thotë: ‘Po këta gjermanët janë të çmendur fare!”, – ka përfunduar Miriami.
Epo, edhe këtë histori nuk e kishim dëgjuar nga materniteti. /Blitz.al/
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...