Finalja e “Për drekë me mua” ishte në shtëpinë e Fatma Haxhialiut, e cila kishte zgjedhur të servirte tri pjata me emërtime mjaft interesante.
Pjata e parë “Sevdaja e gjyshes” ishte një pispili me miell misri me lakra të egra e spinaq. E dyta, të cilën ajo e quajti “Thumbi vienez”, ishte një biftek i mbushur dhe i shoqëruar me karrota e bizele, ndërsa ëmbëlsira “Sa më…, aq më…” ishte një zup me fruta pylli.
Konkurrentet, që shijuan të treja pjatat, dolën në përfundimin që s’kishin fare sevda për gjyshen, aq më tepër për thumbat vienez, por u dorëzuan plotësisht para zupit fantastik “Sa më…, aq më…”.
Ndërkohë që gjatë drekës, Alma Çupi tregoi se nuk i ka ngelur asgjë pa bërë në dy dasmat e saj, duke thënë: “Unë kur martohem, martohem tamam, jo kështu …Unë gjithmonë nusëroj njëlloj!”.
Ajo gjithashtu zbuloi se një dasmë e ka mbajtur në malin e Dajtit, ku ka veshur fustan të bardhë të gjatë, por shumë “të çarë”, ndërsa tjetrën në Paris, ku ka veshur po fustan të bardhë, por të shkurtër. Moderatorja me humor shtoi: “Është bukur të martohesh me dasmë!”
Kjo finale s’kishte si të mbyllej ndryshe, përveçse me të qeshura e situata të pazakonta. Kjo sepse i takonte të skualifikuarës, që në këtë rast ishte Jonida Shehu, të zgjidhte mes dy rivaleve të saj në kuzhinë, Fatma Haxhialiut dhe Alma Çupit, pasi këto të dyja rezultuan me pikë të barabarta.
E gjendur mes mëdyshjeve, si përfundim ka vendosur që këtë fitore t’ia jepte Almës, që në fakt ka qenë dhe shpirti i kësaj tresheje simpatike, me mjaft kimi mes tyre.
Alma e ekzaltuar për fitoren u shpreh: “Nëse do të fitoj apartamentin, unë do të martohem prapë. Është deklaratë se e kam gati partnerin!”
Që tani na mungon kjo treshe fantastike që na solli aq shumë hare në shtëpitë tona, por ndërkohë jemi kuriozë se kush do drekojë me ne të dielën e ardhshme./tvklan.al
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...