Fifi është ndër konkurrentet e Big Brother VIP, e cila po merr shumë vëmendje me deklaratat dhe rrëfimet e saj.
Sot ajo ka treguar se tërhiqet nga “djemtë e këqinj”.
“Duhet me kon burrë more, me kon burrë, me u çu mu rreh për ty, a pe din? Me ta dhez nji shuplakë , jo mu, po të tjerëve. Po pak “bad boy” duhet me kon, nëse s’osht “bad boy” mu s’më ngjall inspirim. Unë kam qejf me dal me ndonji djalë të keq”, u shpreh ajo.
Ajo këto i tha në pranim të Granit Cana, djalit me të cilin është përfolur se mund të krijohet një çift i mundshëm.
Së fundmi, në një bisedë dyshja kanë diskutuar se si do të vazhdojë raporti mes tyre pas “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Fifi: Varet prej teje si don me e mbajt raportin mes nesh jashtë…
Graniti: Unë mendoj që edhe jashtë kemi për të kaluar shumë mirë, po e them ‘sinqeseriozisht’.
Fifi: (qesh)
Graniti: Pse qeshesh moj goce?
Fifi: Sepse nuk po të kuptoj, je shumë “deep” shumë i pakuptueshëm je…
Kujtojmë se pas përfundimit të spektaklit të së premtes, dyshja janë shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë vetëm në dhomën e gjumit.
Këngëtarja shkoi të qëndrojë në krevatin e Granitit, i cili shihej gjysmë i zhveshur, ndërkohë që Fifi u mbështet sipër tij. Ata biseduan rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj javë në shtëpi, por nuk mund të mos vihej re afrimiteti mes tyre.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...