‘Gylsereni’ me kancer? Ja si kundërpërgjigjet aktorja e njohur turke

07:25 | 2 Gusht 2017
Arbresh.info

Nurgul Yesilcay është një nga aktoret më të njohura në Turqi, ndërsa për publikun shqiptar ajo njihet si ‘Gylsereni’ nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparca”).

Para disa ditësh aktorja e njohur, i shokoi fansat e saj me një fotografi që kishte postuar ku shihej me flokë të hequra tërësisht. Nuk dihej nëse bëhej fjalë për ndonjë rol, por u përfol se kishte sëmundje të rëndë.

Megjithatë kjo me sa duket nuk është e vërtetë, pasi ‘Gylsereni’ së fundmi ka postuar në Instagram një fotografi. Ajo shihet tejet e bukur, natyrale dhe e buzëqeshur së bashku me një tjetër person.

https://www.instagram.com/p/BXOCw7PgzYD/?taken-by=nurgulyesilcayy

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme