Google ADS

“Gylsereni” do të paguhet 60 mijë euro për mos të folur

01:21 | 19 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur Nurgul Yesilçay do të fitojë 60 mijë euro pa ‘hapur gojën’. Ky është titulli i mediave turke të lidhje me fitimet e aktores së njohur si Gylsereni i “Fate të Kryqëzuara” nga një projekt iranian.

Sipas “Sabah”, Yesilçay do të udhëtojë drejt Iranit këtë javë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Xhindi i bukur i Jedullah”, të producentit Bayram Fazli.

Mësohet se aktorja 41-vjeçare do të qëndrojë një muaj në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ku do të luajë rolin e Dilarës, e cila si pasojë e një traume që ka kaluar, nuk flet dot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme