Lidhja e aktores Nurgul Yeşilçay me producentin Necati Kocabay duket se po shkon drejt altarit.
Aktorja e njohur për rolet e Gylserenit dhe Sulltaneshës Kosem ka prezantuar të dashurin e saj më të birin që ka nga martesa e mëparshme që përfundoi me divorc në vitin 2010.
Yeşilçay dhe Kocabay janë në një lidhje dashurie prej 5 muajsh, por marrëdhënia e tyre po avancon me shpejtësi. Pas darkës në një restorant në Kuruçeşme, Yeşilçay foli për gazetarët. “Gjithçka po shkon shumë mirë. Tashmë po marrim në konsideratë edhe martesën. Do ta tregojë koha.” Ndërsa në lidhje me ish-bashkëshortin Cem Ozer, i cili gjatë xhirimeve të një lmi në Afyonkarahisar ka thyer këmbën, Yeşilçay tha se e kishte telefonuar dhe i kishte uruar shërim të shpejtë. “Është mirë. Me Cemin ia kemi dalë të mbesim miq, takohemi sepse kemi një djalë bashkë”, tha ajo./tvklan.al/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu