GX Fashion Week 2022 Milano po fillon trendin e rilindjes me Gentiana Dervishin.
Gentiana Dervishi, 36 vjeçe, e lindur në Maminas Durrës, Shqipëri jeton prej shumë vitesh në Itali dhe është integruar në vendin fqinje në mënyrën më të mirë të mundshme, aq sa ndihet edhe italiane në të gjitha aspektet.
Ajo i ndoqi pasionet e saj me aq këmbëngulje, saqë ato u bënë një profesion. Në një nga intervistat e shumta Gentiana na tregon edhe pak për veten.
“E konsideroj veten një person shumë të vendosur, të fortë dhe me dëshirën për të përmirësuar dhe optimizuar gjithmonë aftësitë. Unë nuk ndalem kurrë, lexoj për të mësuar vazhdimisht teknika dhe metodologjia të reja. Rregulli im i parë është përulësia/thjeshtësia që për mua përkthehet në përditësim dit mbas dite. Kam dy fëmijë për të cilët jetoj me dashuri te theve, duke ia dalë mbanë përkushtimit të nënës”.
Tutje Gentiana tregoi se është presidente e Shoqatës së Promovimit Social “APS Show Team”.
“Jam presidentja e Shoqatës së Promovimit Social “APS Show Team” dhe promovuese te eventeve të mbajtura në vazhdën e sloganeve artistike “GX Model, GX Fashion Week” dhe “GX International Talent Show.” – tha ajo.
Realiteti shoqëror i përmendur me pare promovon dhe favorizon iniciativat kulturore dhe artistike që synojnë fillimin e stilistëve dhe artistëve të rinj në zhvillim, njëkohësisht merret me përvojën dhe soliditetin e pjekur në trajnimin e modeleve që, zakonisht, sfidohen në pasarelë me kërkesa nga realitete të qëndrueshme dhe të zhvilluara të modës. Në të njëjtën kohë, APS Showteam i kushton vëmendje maksimale sektorëve të make up-it dhe parukerisë, përmes kurseve të synuara, kanunet e të cilave priren të maksimizojnë teknikat e glamur që përditësohen gjithmonë me tendencat e reja. Ndjej shumë kënaqësi duke qenë protagoniste e ndryshimit të pamjes se një njeriu. Konsulenca e imazhit është pasion, një ndjenjë që më magjeps çdo ditë e më shumë. Më pëlqen kontakti profesional dhe njerëzor: ai përfaqëson të kaluarën time, të tashmen time dhe, sigurisht, të ardhmen. /arbresh.info/
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...