Gwyneth Paltrow ka pranuar se kurrë nuk është ndjerë rehat me famën që i ka sjellë suksesi i saj.
48 vjeçarja ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se 20 vjet dhe ka luajtur në dhjetëra filma, përfshirë Iron Man VR. Duke folur me Naomi Campbell për “No Filter”, nëna e dy fëmijëve tha se ajo filloi të rivlerësonte karrierën ndërsa po rritej.
“Unë mendoj se shumë prej tyre vijnë edhe nga fakti që unë – dhe kjo është diçka që unë mendoj se e kuptova më vonë në jetë – në të vërtetë nuk kam qenë aq komode që isha një person publik apo të jesh para kamerës madje megjithëse e kam bërë për kaq shumë kohë”, ka thënë ajo. “Është një pjesë e imja që ndihet vërtet e ndrojtur dhe nuk më duket sikur jam natyrshëm”.
“Unë fillova karrierën në moshë të re. Kalova një kohë të gjatë derisa e pyeta veten, a e pëlqej këtë punë? A jam duke u ndjerë rehat derisa po e bëj këtë? A dëshiroj të bëhem aktore?”, shtoi ajo./lapsi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...