Gwyneth Paltrow është fejuar me Brad Falchuk pas më shumë se tre vitesh lidhje. Aktorja 48-vjeçare është takuar me krijuesin e “Glee” gjatë xhirimeve të një filmi në 2014-ën por e kanë mbajtur sekret lidhjen e tyre deri në shtatorin e 2015-ës.
Një burim ka thënë për “US Weekly”: “Ata të dy e dinin se kjo gjë do të ndodhte së shpejti por nuk ka qenë ndonjë ngjarje e madhe duke qenë se të dy ata kanë qenë të martuar për një kohë të gjatë më parë. Nuk e kanë patur me nxitim”.
Sipas gazetës, çifti i lumtur ka preferuar ta mbajë sekret lajmin e bukur por sipas një burimi pranë çiftit, aktorja fituese e çmimit Oscar pritet ta publikojë këtë lajm në ueb sajtin e saj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...