Aktorja 45 vjeçare, Gwyneth Paltrow, e cila do të martohet me producentin Brad Falchuk, ka folur për këndvështrimet e saj mbi dashurinë dhe martesën në emisionin e Sarah Jessica Parker.
“Unë jam gati të martohem përsëri”, ka thënë Paltrow në fillim të intervistës, duke shtuar se ndonëse është “pak e frikësuar”, ajo është gjithashtu “shumë optimiste”.
Ajo ka thënë po ashtu se tani është në një pozicion krejt ndryshe se sa ishte kur u martua me bashkëshortin e saj të parë, Chris Martin, një dekadë më herët.
“Je një grua e rritur dhe tani po e bën një zgjedhje në jetë për arsye krejt ndryshe. Perspektiva dhe eksperienca jetësore është gjithçka”, ka thënë Paltrow.
Ajo po ashtu komentoi se sa e vështirë është të zgjedhësh partnerin e duhur kur martohesh në moshë të re.
“Është një lojë kaq e çmendur për shkak se kush e di nëse do të rritesh paralelisht, nëse rrugët e tua do të ndryshojnë, ose çfarë do të ndodhë”, ka thënë ajo tutje.
Paltrow dhe Falchuk u takuan për herë të parë në vitin 2010 kur ajo bëri një paraqitje si mysafire në Glee si Holly Holliday, një rol për të cilin ajo fitoi një çmim Emmy.
Ata filluan lidhjen zyrtarisht në verën e vitit 2014 dhe konfirmuan fejesën e tyre në muajin janar.
Ndërsa detajet rreth dasmës së ardhshme mbeten të panjohura, të dy kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë këtij viti.
Aktorja Paltrow u martua me frontmenin e Coldplay në vitin 2003 derisa u ndanë në vitin 2014. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Apple, 14, dhe djalin Moses, 12.
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...