Guns N ‘Roses së shpejti me album të ri

21:35 | 20 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Grupi i njohur, Guns N’ Roses kanë paralajmëruar albumin e ri.

Albumi i ri i grupit “Guns N’ Roses” është në përgatitje e sipër që pritet të publikohet së shpejti sipas kitaristit, Richard Fortus, shkruan lajmi.net.

Gjatë performancës së bendit në Hawai, Axl Rose la të kuptohet se janë duke punuar në albumin e ri.

“Ne nuk mund të bëjmë plane për të ardhmen derisa të mos e bëjmë, apo jo? Kur ta mbarojmë, mund të shkojmë tutje”, shprehet Rose.

Në një intervistë për radio stacionin KSHE, Fortus ka konfirmuar se grupi po punon në një album të ri.

Fortus tha: “Ne do të përpiqemi të bëjmë një rekord tjetër dhe ta nxjerrim atë së shpejti”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme