Google ADS

Grupi “One Direction” drejt ribashkimit

15:39 | 21 Prill 2020
A. B.

Fansat e “One Direction” janë të lumtur pasi duket se grupi i tyre i preferuar mund të rikthehet.

Grupi i djemve theu zemrat më 2015 kur u ndanë, pasi anëtari i grupit, Zayn Malik u largua nga grupi, shkruan CNN, përcjell portali arbresh.info

Ndjekësit e tyre me ‘sy shqiponjë’ vunë re fundjavën e kaluar që llogaria zyrtare në Twitter e “One Direction” dhe llogaritë që i përkasin anëtarëve Harry Styles, Liam Payne, Louis Tomlinson dhe Niall Horan po ndjekin edhe një herë llogarinë e Malik.

Të dielën, Payne u shfaq në një video live në Instagram me bashkëpunëtorin e tij të fundit të muzikës, DJ suedez Alesso.

Dyshja kanë projekt të ri të titulluar “Midnight”, por shumë nga ata që komentuan gjatë vidos live kishin pyetje për diçka tjetër përveç kësaj.

“Ka kaq shumë pyetje për One Direction”, tha Alesso për Payne. “Por unë ndjehem sikur nuk dua t’ju vë në shënjestër, sepse e di se nuk mund të thuash shumë.”

Payne zbuloi se shumë prej anëtarëve të One Direction janë aktualisht në Londër dhe janë përpjekur të rregullojnë takimet me FaceTime.

“Nuk mund të them shumë,” tha Payne, i cili tha se do vazhdojnë bisedën në grup.

Në vitin 2017, Horan shpresoi që një ribashkim me siguri të ndodhte, dhe duke pasur parasysh që ribashkimi i grupit për 10-vjetor mund të ndodh këtë vit, koha duket e qëlluar.

Por a do të bashkohet Malik me grupin?

“Ju mund të vini dhe të nënshkruani për Zayn dhe të bashkoheni në grup,” i tha me shaka Payne Alessos gjatë videos live. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme