Grupi legjendar bën histori në YouTube

13:15 | 18 Tetor 2019
Arbresh.info

Grupi legjendar hard-rock Guns N’ Roses ka bërë histori pasi “Sweet Child O’ Mine” është videoja e parë e muzikës së viteve ’80 që arrin 1 miliard shikime në YouTube.

Kënga e vitit 1987, pjesë e albumit të parë “Appetite for Destruction”, është momentalisht kënga më e dëgjuar e atyre viteve, çka e bën Guns N’ Roses grupin më të famshëm të viteve ’80 dhe ’90, pasi momentalisht ata mbajnë rekordin edhe për këngën më të klikuar të ’90-s. “November Rain” e vitit 1992 numëron më shumë se 1.2 miliardë shikime në YouTube.

“Appetite for Destruction” ka shitur afërsisht 30 milionë kopje në të gjithë botën duke u bërë një ndër albumet më të shitur në histori.

Pesë videot muzikore më të njohura të viteve ’80 vijojnë kështu:

1. Guns N’ Roses – Sweet Child O’ Mine – 1 miliardë
2. A-ha – Take On Me – 943 milionë
3. Cyndi Lauper – Girls Just Want To Have Fun – 786 milionë
4. The Police – Every Breath You Take – 699 milionë
5. Michael Jackson – Billie Jean – 694 milionë

Përsa i përket viteve 1970, kënga më e njohur është “Bohemian Rhapsody” e Queen.

Vendin e parë si kënga me më shumë klikime në YouTube e mban “Despacito” (6.49 miliardë) e Luis Fonsi ft. Daddy Yankee, e ndjekur nga “Shape of You” (4.45 miliardë) e Ed Sheeran dhe “See You Again” (4.26 miliardë), Wiz Khalifa ft. Charlie Puth shkruan Revista Anabel.

Të ngjashme