Grupi i famshëm suedez, Abba, e kanë bërë të ditur për herë të parë pas 40 vjetësh rikthimin e tyre në muzikë, duke e realizuar një album të ri.
Legjendat e popit ikanë befasuar dhe kënaqur fansat duke e punuar albumin e tyre të parë në studio pas kaq vjetëve.
“Abba Voyage” do të publikohet në nëntor të këtij viti, në kuadër të një koncerti virtual ku do të këndohen hitet si Mamma Mia dhe Waterloo.
Pjesëtari i grupit, Benny Andersson, ka thënë se në fillim kanë menduar t’i realizojnë vetëm dy këngë por më pas thanë se do t’i punojnë dhe disa të tjera.
Në fund, ata regjistruan dhjetë këngë, dy prej të cilave u shfaqën gjatë një konference shtypi të enjten.
Kënga e parë që u bë e ditur dje është “Unë ende kam besim në ty”, është një baladë e shoqëruar me piano që portretizon lidhjen që ndajnë katër anëtarët e grupit me njëri-tjetrin.
Pjesëtari tjetër i grupit, Bjorn Ulvaeus, ka thënë “Kur Benny luajti melodinë, unë thjesht e dija se duhej të ishte për ne”, duke shpjeguar origjinën e këngës.
Kënga e dytë ” Mos më ul mua poshtë” është një melodramë e shkurtër në llojin klasik të grupit Abba, paraqet një grua që bashkohet me burrin e saj sërish pas një kohe të gjatë.
Tetë këngët e tjera do të publikohen në nëntor në kuadër të koncertit madhështor. Në koncert artistët do të kenë një paraqitje virtuale të tyre në të cilën janë duke punuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Adhuruesit e artistëve që nga dje në tërë botën e kanë mirëpritur rikthimin e tyre, dhe janë më se të entuziazmuar për albumin e ri.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...