Gruaja e Besnik Qakës e konfirmon shtatzëninë

14:11 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gruaja e vokalistit të NRG Band, Besnik Qaka, ka konfirmuar shtatzëninë e saj.
Bukuroshja e cila ka kohë që është në lidhje me këngëtarin e grupit NRG band, ka postuar një foto ku konfirmon shtatzëninë.

“Duke u bërë nënë”, ka shkruar Lolita në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

Lolita me Besnikun u martuan muaj më parë në një ceremoni luksoze në Pejë.
Dyshja ishin të fejuar dhe shijuan një verë romantike së basku, edhe pse NRG Band kishin mjaft koncerte.

Kosto e dasmës u mbajt e fshehtë për shkaqe modestie, pasi Geti dhe Bes Kallaku publikuan shumat marramendëse të dasmave të tyre.

Ndryshe NRG band pritet të kthehen më 11 nëntor në Kënga Magjike me këngën e re, e cila pritet të jetë një nga hitet e këtij fundviti.

lolita

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme