Veshja ka qenë një ndër pikat kryesore që mediat britanike kanë shfryrë mbi Meghan Markle, me të cilat shumë gra të profilit të lartë, përfshirë Amal Clooney, Michelle Obama dhe Hillary Clinton e dinë shumë mirë.
Gjatë kohës së fejesës së Meghan Markle me Prince Harry, mediat e “mirëpritën” atë në familjen mbretërore, por ende pa hyrë mirë, filluan të kritikonin për veshjen dhe të vendsonin barriera mes asaj dhe Kate, se cila vishet më mirë, transmeton portali arbresh.info
Aspak nuk kishte rëndësi nëse ato kishin veshur pothujase të njejtën gjë, por kjo pikë sikur nxiste debat.
Kaq i dëshpëruar ishte shtypi britanik për konkurrencë, saqë para arritjes së Meghan, bënin krahasime mes Kate dhe Princeshës Diana, duke nënkuptuar se Kate po fillonte të ngjasonte me vjehrrën e saj të ndjerë. Kur je grua, as vdekja nuk mund të të përjashtojë nga një luftë e imagjinuar macesh.
Publikimet e medive në Britani të Madhe ka nxitur një realitet të rrejshëm mes dy dukeshave. Së fundmi, The Telegraph, ka raportuar se Meghan e ka bërë të qajë Katë, për shkak të një fustani. Ky thashethëm ka ngritur deri diku debatin mbi racizmin, pasi një grua me ngjyrë thuhet se e ka bërë të qajë një grua të bardhë.
Dhe media në Britani pikërisht këtë pikë e ka pritur.
Mediat e kanë nisur keq me Kate dhe Meghan që nga fillimi. Meghanit nuk ju dha asnjë shancë dhe kur krahasohesh gjithë kohë, reagimi nuk mund të jetë ndryshe.
Sikurse Meghan, edhe Kate ka thyer protokol, duke veshur fustane mbi gjunjë dhe duke bërë sjellje tjera.
Madje disa krahasime kanë shkuar edhe më larg, duke e krahasuar familjet dhe racën e dy dukeshave.
Sidoqoftë, ajo që fluturoi si era ishte shpejtësia e lajmit, që dy kunatat nuk janë mirë mes vete./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua