Të shpeshta janë vjedhjet që bëhen në vend. Madje ndër to ka edhe gjësende me shumë vlerë që vidhen edhe në pikë të ditës.
Kësisoj është pikërisht grimeri Arbër Bytyqi i cili ka qenë viktimë e një vjedhje që është bërë në lokalin e tij.
Grimerit i është vjedhur telefoni i mençur ‘iPhone Plus’, transmeton Indeksonline.
Por Abëri nuk e ka ndërmend ta lë me kaq. Ai madje ka thënë se në rast se personi që ka vjedhur telefonin nuk e kthen atë tek ai në lokal, do të publikojë videon e realizuar nga kamerat e xhirimit në lokal dhe më pas rastin do ta dërgojë edhe në Policinë e Kosovës.
Duhet shtuar se viteve të fundit xhirimi i kamerave ka bërë që të zbulohen shumë raste të vjedhjeve./Arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...