Besnikëria fiton në planin afatgjatë.
Në një klip të realizuar nga “True Hollywood Story”, artisti i kozmetikës së Kim Kardashianit, shqiptari Mario Dedivanovic zbulon presionin që dikur mori për të ndërprerë lidhjet me yllin e serialit “Keeping Up With the Kardashians”, shkruan E! News, transmeton Telegrafi.
Dedivanovic së pari filloi të punojë me Kardashian në vitin 2008, shumë kohë para fillimit të perandorisë së saj të produkteve të kozmetikës “KKW Beauty”. Dhe ndërsa 36-vjeçari kishte një ndjenjë të mirë për yllin Kardashian, të tjerët në jetën e tij u përpoqën ta pengojnë atë të bashkëpunojë me Kim.
“Bota elitare, ata nuk i vlerësonin njerëzit si yje të spektakleve. Unë kisha një agjent që kërkonte që unë të ndaloja së punuari me të”, tha Mario.
Për Dedivanovic, agjenti i tij në atë kohë mendonte se Kardashian kurrë nuk do të arrinte asgjë dhe vetëm sa do ta pengonte Marion në karrierën e tij.
“Ata thanë se:” Ajo kurrë nuk do të jetë e suksesshme. Dhe ti do të shkosh poshtë me të dhe do të humbasësh tërë karrierën tënde”, kujton Dedivanovic.
“Por, unë e dija në zemrën time që nuk ishte e vërtetë”, tha tutuje grimeri me prejardhje shqiptare.
Fatmirësisht, ky agjent ishte plotësisht i gabuar në lidhje me marrëdhëniet e punës së Marios dhe Kimit. Njëherë si fillestar, më pas masteri i kozmetikës ka vazhduar të punojë me yjet e listës A, si: Jennifer Lopez, Ariana Grande, Chrissy Teigen, Priyanka Chopra, etj.
“Më në fund e lashë atë agjent sepse refuzova të ndaloja së punuari me Kim”, shtoi Dedivanoviç.
Dhe është e qartë, Mario bëri gjënë e duhur.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...