Mario Dedivanovic i cili njihet si grimeri personal i Kim Kardashian po qëndron në Shqipëri.
Arsyeja e kësaj vizite ishte ftesa për të qenë pjesë e eventit “ODA” që u organizua mbrëmë në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Të pranishëm në këtë event ishin emra të njohur nga të gjitha fushat, artistë, moderatorë, grimerë, e të tjerë.
Grimeri Mario Dedivanovic është nderuar me çmim në eventin “ODA”, e këtë çmim ia dha bashkëshkortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita.
Në rrjete sociale, grimeri ka postuar një fotografi me çmimin në duar dhe shfrytëzoi rastin t’i falënderojë të gjithë shqiptarët për këtë respekt që i bënë.
“♥️??? faleminderit ODA për këtë nderë. Shqipërisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe gjithë shqiptarëve në gjithë botë për mbështetjen që më japin gjithmonë. Ndjehem shumë krenar ♥️♥️ faleminderit @agnesahadergjonaj @_ketrina për organizimin e këtij eventi”, ka shkruar Mario. /Lajmi.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...