Aktivistja suedeze për mbrojtjen e klimës, Greta Thunberg, tashmë ka shumë fansa – dhe Leonardo DiCaprio është njëri prej tyre.
Aktori i famshëm botëror të premten ka publikuar disa fotografi të tij në Instagram bashkë me aktivisten 16-vjeçare.
“Ka disa herë në historinë njerëzore ku zërat janë të amplifikuar në momente kaq të rëndësishme dhe në mënyra të tilla transformuese – por Greta Thunberg është bërë një udhëheqëse e kohës sonë”, ka thënë DiCaprio në përshkrimin e tij.
DiCaprio shtoi se “historia do të na gjykojë” për atë që bota bën sot për gjeneratat e ardhshme për t’u dhënë atyre “të njëjtin planet të gjallë” që është marrë si i mirëqenë.
Si Thunberg, DiCaprio është gjithashtu një aktivist i mjedisit. Fondacioni i tij Leonardo DiCaprio “mbështet projekte në të gjithë botën që ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj klimës, mbrojnë jetën e egër të cenueshme dhe rivendosin ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara”.
Në fillim të kësaj jave, Thunberg tha se asaj iu dha një çmim, por që nuk e pranoi atë, duke deklaruar se lëvizja klimatike “nuk ka nevojë për më shumë çmime”, por i duhen politikanëve dhe njerëzve që të dëgjojnë.
“Shpresoj që mesazhi i Gretas është një thirrje zgjimi drejtuesve të botës kudo që koha e mosveprimit ka mbaruar”, tha DiCaprio.
Aktivistja e re mori vëmendjen e botës në gusht të vitit 2018 kur ajo kaloi shkollën dhe u ndal jashtë Parlamentit Suedez për të kërkuar një përgjigje më të fortë ndaj ndryshimeve klimatike.
Që nga ajo kohë është bërë një drejtuese e të rinjve që mbron politikat mjedisore në të gjithë botën. Në shtator, ajo mbajti një fjalim të pakënaqur ndaj drejtuesve botërorë në Samitin e KB për Veprim Klimatik.
https://www.instagram.com/p/B4VL7ZnFrjf/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...