Greta Koçi është një figurë e skenës shqiptare, e cila është bërë e njohur në moshë shumë të vogël.
Përveç angazhimit në muzikë këngëtarja për një periudhë 4-vjeçare ka qenë pjesë e instancave drejtuese të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, por tashmë duket se është shkëputur plotësisht nga politika.
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se ka ndërprerë çdo angazhim në politikë, teksa shtoi se ishte momeni t’i përkushtohej më shumë muzikës.
Ermal Mamaqi: Me politikë po merresh apo i thirre mendjes?
Greta Koçi: I thirra mendjes.
Ermal Mamaqi: Dhe mirë bëre.
Greta Koçi: Në fakt përtej shakasë, angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë edhe për të mësuar gjëra të reja dhe besoj kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa ishte. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë.
Ermal Mamaqi: Po pse ndodhi ndërprerja? Mos ndoshta ngaqë doktor Berisha u shkëput nga linja?
Greta Koçi: Jo, besoj që ishte mjaftueshëm një mandat sepse unë drejtova Forumin për 4 vite. Ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhej të kishte një shkëputje dhe të merresha më shumë me muzikën.
Ermal Mamaqi: Unë thash se do bëheshe deputete ti…
Greta Koçi: Eh, të kisha shpëtuar edhe ty.
Ermal Mamaqi: Po ka filluar dhe ky Jul Deda, ka luajtur mendsh. Opozita nuk është asgjë para Julit, merr statuset e tij dhe i nxjerr nëpër konferenca. Po s’u bë ai deputet mbaje mend…
Greta Koçi: Po më mirë të bëhen artistët se janë më të ndjeshëm dhe më të rregullt dhe do bëjnë diçka për mirë.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...