Google ADS

Gresa Pallaska tregon fytyrën pa make-up

01:47 | 1 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ajo është një nga aktoret më të talentuara dhe më të pëlqyera shqiptare. Bëhet fjalë për Gresa Pallaskën e cila tashmë numëron një numër të madh rolesh, por audiencës ia rrëmbei zemrën me rolin e saj në serialin komik “Çka ka shpija”.

Krahas sukseseve aktorja shquhet edhe për bukurinë që e karakterizon. E këtë e ka dëshmuar edhe përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj Instagram.

Gresa shihet pa make up, krejtësisht natyrale.

Fotografi e realizuar gjatë provave të shfaqjes “Kaligula” që shumë shpejtë pritet të ipet premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme