Gresa Hoti shkëlqen në të kuqe në imazhet e fundit

19:38 | 20 Korrik 2023
K.B

Modelja e njohur, Gresa Hoti vazhdon të përflitet në media për ndarjen nga ish i dashuri i saj, Andi Artani.

Nuk ka shumë kohë që dyshja i dhanë fund lidhjes, kurse arsyeja e vërtetë që e solli ndarjen akoma nuk dihet.

Megjithatë, Gresa vazhdon punën e saj si modele dhe së fundmi ka postuar disa fotografi ku duket mjaftë tërheqëse me një fustan të gjatë të kuq.

Kujtojmë se Andi dhe Gresa u krijuan si çift gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova./Arbresh.info/



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme