Gresa Behluli e ripërpunon këngën “Çohu Rexho”

18:51 | 27 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare Gresa Behluli, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Gresa kësaj radhe ripërpunoi në versionin e saj këngën “Çohu Rexho”, të cilën e ka ndër projektet e preferuara, shkruan portali arbresh.info

Përmes një postimi në Instagram, Gresa tha se këtë këngë e kishte dëgjuar për herë të parë nga Nexhmije Pagarusha, e pastaj edhe nga nëna e saj, Shkurte Fejza, andaj pëlqeu ta realizojë në versionin e saj.

“Çou Rexho” ndër kenget e mija të preferuara që paraqet një histori të dhmbshme…

Për herë të parë e kam ndëgju nga kengetarja e madhe Nexhmije Pagarusha pastaj kam pas rastin me ndegju shume here Live në koncerte të ndryshme edhe nga nëna ime @shkurte.fejza kështu vendosa me risjell të përpunuar në stilin tim…

Shpresoj ta pelqeni!?“, shkruan Gresa.

Gresa vazhdon të jetë shumë e angazhuar me projekte muzikore e koncerte të shumta, përkrah nënës së saj, këngëtares së njohur Shkurte Fejza. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme