Google ADS

Gratë me këmbë si “shtyllat e Olimpit”

22:20 | 22 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një revistë ka shkaktuar një tronditje pasi u ka kushtuar një galeri fotografish grave që kanë këmbët më të gjata.

Gratë e shfaqura në revistën “Women” në Rusi, kanë pozuar në forma të ndryshme për të treguar këmbët e tyre, transmeton portali arbresh.info

Në mesin e tyre janë edhe disa gra të futbollistëve.

Të përfshirë në përzierje ishte ish-mbretëresha e bukurisë Anastasia Reshetova, 21 vjeçe, e cila kohët e fundit i habiti tifozët me fotografi nga një festë me të dashurin raper Timati, 34 vjeç.

Modelja publikoi fotot e tyre nga pushimet, por ajo që u përfol më shumë ishin këmbët e saj.

Në mesin e grave me këmbë të gjata, është edhe mmmodelja Aiza Anokhina dhe ish-trajnerja Olga Buzova, 31 vjeç, e cila më parë ishte e martuar me me mesfushorin e FC Lokomotiv, Dmitri Tarasov.

Galeria e pazakontë ka ngjallur një debat të gjallë në forumet e internetit ku një përdorues ka thënë: “Epo,njerëzit thonë se burrat janë të çmendur pas grave me këmbë të gjata, megjithatë mua më duken të çuditshme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme