Granit Xhaka është një ndër futbollistët më të suksesshëm të momentit ndër shqiptarët.
Ai po vazhdon të ndërtojë një karrierë në kryeqytetin britanik të Londrës, ku po luan me Arsenalin.
Pos jetës sportive, prishtinasi ka edhe jetë sentimentale që vite më parë e ka kurorëzuar lidhjen me martesë me Leonita Lekajn.
Megjithëse ka katër vjet që janë çift bashkëshortor, duket se lojtari nuk ka qenë edhe shumë romantik.
Në fakt, zeshkania ka treguar përmes rrjeteve sociale se është Shën Valentini i parë, por edhe në përgjithësi për herë të parë që ka pranuar lule prej burrit.
“Kjo është arsyeja pse e dua Granit Xhakën. Pas katër vjetëve trëndafilat e parë dhe kjo është arsyeja pse janë speciale nga një njeri special. Faleminderit që je burri më i mirë”, ka shkruar ndër të tjerash Leonita.
Theksojmë se dyshja kishte kurorëzuar lidhjen e tyre para rreth katër vjetëve përmes një ceremonie të vogël familjare. Ndryshe, Xhakën do ta shohim gjatë fundjavës në aksion me skuadrën angleze të Arsenalit.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...