Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, sot feston 30 vjetorin e lindjes.
Një ditë e veçantë, ku urimet për mesfushorin kanë qenë të shumta, shkruan arbresh.info
Vëmendjen e ka tërhequr një urim romantik, i bërë nga bashkëshortja e lojtarit, Leonita, e cila ka postuar një video tejet të veçantë.
Ajo ka përmbledhur në një video disa nga momentet e tyre të lumtura, që nga takimet e para.
View this post on Instagram
“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur”, nis postimi i Lekajt.
“Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar në vazhdim ajo.
Kujtojmë se, dyshja janë bashkë prej vitesh e të martuar që nga viti 2017 ku si fryt të dashurisë i kanë dy vajza./arbresh.info/
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...