Google ADS

Granit Xhaka nuk pret përfundimin e Botërorit, fillon pushimet me gruan

12:14 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Granit Xhaka nuk ka pritur përfundimin e Kampionatit Botëror.

Ai menjëherë është drejtuar për në pushime me bashkëshorten e tij Leonitën.

Futbollisti i Arsenalit pasi përfundoi Botërorin erdhi në Prishtinë për disa angazhime familjare.

Ndërkaq, në rrjetet sociale tashmë shihen imazhe nga pushime që Graniti po i bën me gruan, pa zbuluar destinacionin.

Sipas imazheve, bëhet fjalë për një destinacion tropikal.

Graniti ishte një prej figurave kryesore të Zvicrës në Kampionatin Botëror, Rusia 2018 duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme