Google ADS

Gold AG tregon gjininë e foshnjës që po e presin

22:02 | 30 Tetor 2020
A. B.

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, këtë vit ka qenë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore e po ashtu edhe shumë i përfolur për jetën private.

Artisti, i cili kurorëzoi dashurinë në mars të këtij viti, së shpejti pritet të bëhet baba nga martesa me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra, shkruan portali arbresh.info

Sonte reperi ishte i ftuari i radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi edhe gjininë e foshnjës.

Çifto po bëhen me një djalë, të cilit tha se do i vendos emër shqiptar.

Tutje në këtë interviste, reperi tha se nuk dëshiron që askush të flasë për gruan e tij, ngase nuk është fytyrë publike.

“Nuk dua askush të flet për gruan time. E kam për vete atë. Po të shihet këngëtare. Më kanë thënë a ka mundësi edhe për intervistë. Nuk ka mundësi. Ajo nuk është fytyrë publike. Unë jam këngëtar por jam edhe shqiptar. Nuk dua të bëjë gjëra të pahijshme për llajka. Për grua shqiptari edhe të gjuan. Për gra njerëzit futen në bela. Unë gruan e dua fort ama nuk e kam për ta reklamuar në televizione. Ajo është privatësia ime që dua ta ruaj. Asgjë më shumë”, përfundoi Gold AG. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme