Gold AG takohet me kryeministrin Haradinaj

23:49 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Reperi i njohur Gold AG është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Reperi gjithashtu ka treguar se ky takim ka ndodhur rastësisht në një odë, ku të dy kanë qenë të ftuar.

” Në odën e Lahi Brahimaj. Rambo”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Goldi ka treguar shpesh herë se ka një respekt të veçantë për familjen Haradinaj, nga e cila ka marrë edhe mirënjohje gjatë vitit të kaluar.

Ai numëron shumë këngë patriotike në repertoarin e tij muzikor, ndërsa prurjet komerciale nuk do të mungojnë as këtë vit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme