Gold AG sqaron deklaratën për Tunën ku e quajti “Degjenerim të femrës shqiptare”

17:09 | 5 Tetor 2020
Arbresh Info

Goldi ka folur edhe njëherë për Tunën.

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi-Gold AG, është një prej emrave më të komentuar në estradë.

Emri i tij së fundmi u lakua akoma më shumë pas një deklarate që bëri në emisionin e Luana Vjollcës për këngëtaren Tuna Sejdi.

Ai e quajti atë si “degjenerim të femrës shqiptare”, pasi ka kënduar në serbisht dhe po ashtu ka bërë këngë për zogun, sikundër u shpreh ai.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e reperit të njohur.Gold

Më pas Goldi e ka sqaruar gjithçka me një postim të ri në Instagram. Reperi ka shpërndarë një video shkëputur nga emisioni teksa shprehet se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë pasi është një nënë, teksa shton se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.

https://www.instagram.com/p/CF7ftDfF54B/?utm_source=ig_embed

“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, është shprehur ai./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme