Gold Ag publikon këngën “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”

22:27 | 19 Prill 2019
A. B.

Këngëtari i njohur, Gold Ag ka publikuar projektin e tij të ri muzikor “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”, e cila është me motive patriotike.

Klipi i kësaj këngë është shumë i veçantë sepse pjesë e tij është edhe aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, shkruan arbresh.info

Ndërsa teksti dhe muzika janë realizuar nga vet reperi, gjersa për orkestrimin është kujdesur Alban Fortuna.

Arian Agushi ka qenë mjaft në muajt e parë të këtij viti, ndërsa kishte paralajmëruar se gjatë muajit prill do të sillte disa këngë kushtuar dëshmorëve.

Bashkëpunimi me Ymer Bajramin, “Zani i Koshares”, në kujtim të Betejës së Koshares, është projekti më i fundit i Gold AG. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme