Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Kuksi” mban titullin kënga e tij e re, e cila është gjithashtu me motive patriotike dhe i dedikohet qytetit të vjetër shqiptar.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, gjersa për orkestrimin është kujdesur Alban Fortuna.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e secilit janë kryer ku tjetër, pos në Kukës, nga produksioni kosovar “M Production”, transmeton telegrafi.
Reperi nga Presheva, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, njihet për diskografinë e tij të mbushur me këngë të shumta atdhetare dhe patriotike.
Kukësi përndryshe përveç vlerave që ka si një nga qytetet më të vjetra shqiptare, ai do të mbahet mend edhe si qytetit i parë në botë që u nominua për një çmim Nobel për Paqe.
Krejt kjo ndodhi në vitin 2000, kur si qytet tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pas strehimit të mbi 400 mijë shqiptarëve nga Kosova në periudhën e luftës.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...