Google ADS

Gold Ag e dërgon për herë të parë djalin në xhami

16:47 | 18 Nëntor 2021
A. B.

Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.

Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës, shkruan portali arbresh.info

Gold AG drejt kësaj rruge po e orienton edhe djalin e tij Guerilin, ku postoi një foto me të në xhami.

Artisti ka zgjedhur ta postojë foton nga xhamia tek Matin 1 në Prishtinë.


“Për herë të parë në xhami ❤️ Djali i babit”, shkroi ai.

Përndryshe, Gold AG më 28 nëntor ka njoftuar se do ta lansoi një këngë dedikuar të birit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme