Para rreth një ore janë bërë publike rezultatet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, ku thuhet se ai nuk ka bërë vetëvrasje por është vrarë.
E në mesin e reagimeve të shumta të njerëzve përmes një postimi në llogarinë personale në “Instagram”, ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Arian Agushi i cili ka ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit Astritit, shkruan portali arbresh.info
https://www.instagram.com/p/B3_0_eLFjX9/?utm_source=ig_embed
“Kur e shoh vajzën e Astritit që nuk e pa babin asnjëherë, më shkon mendja te nëna ime që lindi e jetoi pa e parë kurrë babën e vet.Por nënës time ju vra baba si ushtar i Shaban Polluzhës kur u zunë të gjallë dhe i nisën për Serbi, në atë kohë nëna ime ende nuk kish lindur dhe kurrë nuk e shijoi ngrohtësinë e babës e as të nanës.Kjo vajzë e vogël me të njejtin fat në ditët e sotme është turpi më i madh që mund të ndodhë.Duam drejtësi për Astritin nëse mendojmë se kemi shtet dhe gjërat nga ajo kohë kanë ndryshuar. #DREJTËSIPËRASTRITIN ??”, ka shkruar Gold AG në statusin e bërë në Instagram.
Ndryshe sot Prokuroria Themelore në Prizren raportin e ekspertizë në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe u ka dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2404002659636443/?t=0
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte