Gold AG dhe Albina Kelmendi publikojnë këngën e re “Prishtina”

16:20 | 11 Qershor 2020
A. B.

Rep- artisti Gold AG dhe këngëtarja Albina Kelmendi duket se kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellë një projekt muzikor.

Dyshja sot kanë lansuar projektin e tyre më të ri, shkruan portali arbresh.info

“Prishtina” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti tanimë është lansuar edhe në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Përndryshe, të dy këngëtarët janë shumë të pëlqyer dhe mjaft të angazhuar me prurje të reja muzikore. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme