Google ADS

Gjyqtari ndalon shitjen e flokëve të Madonnes

14:28 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Ish shtëpia e Madonnes ka përfunduar në ankand. E, bashkë me të, pronari aktual ka nxjerrë në ankand edhe ca fije floku të këngëtares të gjetura në shtëpi dhe letrën e dashurisë që asaj ja kishte dërguar reperi i ndjerë Tupac.

Kjo gjë e ka shokuar këngëtaren, e cila menjëherë i është drejtuar gjykatës së New Yorkut për ta ndaluar shitjen e flokëve dhe letrës së dashurisë, pasi janë gjëra shumë intime.

Ajo ka thënë se flokët nuk guxojnë assesi të dalin në shitje, pasi përmes tyre zbulohet ADN-ja e saj.

“Të dal ADN-ja ime në ankand është tronditëse dhe ofenduese”, ka thënë ylli i muzikës, e cila përmes organeve të drejtësisë, tashmë e ka ndaluar këtë veprim.

Sa i përket letrës së Tupac, ajo ka thënë se kopjen e letrës tashmë e kanë shumë persona në zotërim.

Shtëpia e saj pritet të dalë në ankand për një shumë fillestare prej 400 mijë dollarësh.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme