Gjyqi i shekullit: Amber Heard “stërvitet” shumë për betejën me Depp

13:25 | 1 Maj 2022
Trina Galanxhi

Pa dyshim, gjyqi i dy aktorëve, Amber Heard dhe Johnny Depp, po konsiderohet si gjyqi i shekullit.

Përballë janë vënë dy aktorët të cilët akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë dhe në këtë gjyq, që për shumë njerëz është kthyer në “telenovelën” më të shikuar, flitet për pije, drogë dhe gishta të prerë, transmeton portali arbresh.info

Një burim i brendshëm i Amber Heard thotë se aktorja mban një rutinë të caktuar në shtëpi për t’u siguruar që ajo të jetë gati për betejë.
“Unë e zgjoj atë për të bërë një stërvitje çdo mëngjes para se të shkojë në gjykatë,” thotë burimi i Daily Mail, i cili është zhvendosur përkohësisht në Virxhinia për të qenë pranë aktores dhe vajzës njëvjeçare të Amberit.

“Ne krijojmë një mjedis që ndihet normal dhe që ka rutinë. Në fund të ditës, Amber ka fokusin tek vajza e saj. Pasi ajo e vendos atë në shtrat, zbret poshtë, gatuan dhe përpiqet të sillet sa më e qetë dhe më pas i kthehet përgatitjes për seancën e rradhës. Ajo është kaq stokike dhe e fokusuar sa s’ka më, por kjo është një maratonë dhe jo një sprint”, thotë burimi.

Heard dhe Depp, të cilët ishin të martuar për vetëm 15 muaj nga viti 2015, janë në gjysmë të rrugës së gjyqit shpërthyes, i cili pritet të përfundojë më 19 maj.

Depp, 58 vjeç, ka paditur ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo ka shpifur dhe e ka dëmtuar karrierën e tij në mënyrë të pariparueshme.

Heard përmes një artikulli të botuar në Washington Post ka shkruar për abuzimet që aktori ka bërë me të.

Heard e cila nuk e ka përmendur emrin e ish-burrit të saj në artikull, është në kundërpadi për 100 milionë dollarë.

Sipas burimit të Daily Mail, për Ambear Heard është shumë e dhimbshme dhe trishtuese që të rijetojë edhe njëherë detajet e marrëdhënies së tyre në mënyrë kaq publike.

Burimi shton se që Amber, 36, të injorohet nga ish-bashkëshorti i saj në gjykatë ‘duhet të jetë çnjerëzore, kështu që ne thjesht përpiqemi të forcojmë energjinë e saj në shtëpi’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme