Gjon Muharremaj kualifikohet në “The Voice” në Francë

22:13 | 19 Maj 2019
Trina Galanxhi

12 talentet që avancuan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë u shpallën tështunën, e njëri prej tyre ishte shqiptari Gjon Muharremaj. 

Në garën tmerrësisht të fortë në kryeqytetin francez, Gjoni ka mahnitur jurinë meperformancën e tij, por duket një rol vendimtar në shpëtimin e “Gjon Tear`s” e ka pasurvota e teleshikuesve.

I lindur në Zvicër, djaloshi tejet i talentuar e ka të atin nga Kosova dhe nënën nga Tirana. Ai flet një shqipe të pastër e siç rrëfente kohë më parë në Top Channel, i ka vënë vetesqëllim që zëri t`i dëgjohet në Shqipëri dhe jashtë saj, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.

Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuarshumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë metë cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij tëfuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë samë pranë një publiku, të cilin e ka shume për zemër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme