Një video live në Instagram duket se nuk ka shkuar ekzaktësisht vaj për Fjorentinën, ish-konkurrenten e “Big Brother Albania”.
Teksa komunikonte me ndjekësit në rrjetin social, një koment ofendues mesa duket e ka irrituar keq Fjorentinën e cila i është drejtuar ndjekëses duke i thënë: “Hajde po s’të kapa për flokësh!’ Po ashtu ish-banorja e reality show-t duket se është nervozuar edhe nga disa komente nga ndjekësit e saj meshkuj, të cilët ajo i ka quajtur “halabakë” për shkak të disa komenteve të papërshtatshme.
Mirëpo, drama e Fjorentinës në videon live nuk përfundon këtu. Sapo ka nisur komunikimin, video e saj është mbushur me komente nga profile ndjekësish të huaj, kryesisht arabë dhe indianë, të cilët përveçse nuk e dinin se kush ishte Fjorentina, i kërkonin asaj vazhdimisht që të hiqte bluzën.
Kjo situatë duket se e ka vënë në siklet finalisten e “Big Brother” e cila e mbylli videon pa asnjë shpjegim apo paralajmërim. Kujtojmë se ajo ka rreth 35.8 mijë ndjekës në Instagram, që mesa duket, nuk kanë ardhur “me këmbët e tyre” në profilin e Fjorentinës, por mesa duket, ajo ka paguar për t’i pasur./Xing.al
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...